Sot në datën 17/02/2023 u mbajt Asambleja e dytë Zgjedhore e FSHSU-së, në të cilën u shpreh me anë të votës së lirë, vullneti i pjesëmarrësve për organet drejtuese të FSHSU.
Rezultatet e votimit, rikonfirmuan në postin e presidentit Z. Besnik Veliu për një tjetër mandat 4 vjeçar, si dhe komitetin e FSHSU : Z.Gjergj Iliadhi , Z.Arjan Pano, Z.Taulant Hoxha dhe Z.Tauland Spahiu.
Në këtë asamble ishte i ftuar në cilesinë e presidentit të nderit të FSHSU, Prof.Dr. Dhori Kule dhe Prof.Dr.Artan Hoxha, ne cilesine e kryetarit te konferences se rektoreve dhe kryetarit te nderit te Kampionatit Universitar Europian te Futbollit, perfaqesuar nga zv. rektori i UT-se, Prof. Bernard Dosti.
FSHSU, falenderon anëtarët e Asamblesë për angazhimin serioz dhe nivelin e treguar në përmbylljen me sukses të këtyre zgjedhjeve.