Z. Joerg vazhdon vizitat e tij në universitetet shqiptare, duke u ndalur këtë herë në Universitetin “Eqerem Çabej, Gjirokastër”
Gjatë takimit me Zëvendësrektorin u bisedua për angazhimin e studentëve shqiptarë në “Lojërat Botërore Universitare të FISU 2025” dhe mundësinë e bashkëpunimit të Universitetit “Eqerem Çabej” me Universitetin e Hamburgut.
Së bashku me Presidentin e FSHSU, Z. Besnik Veliu, u zhvillua një sesion diskutimi me studentët. Referimi i kushtoi rëndësi të veçantë rolit që sporti universitar luan në jetën e studentëve, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që ofron për të rinjtë, rëndësinë e angazhimit të studentëve në organizimin e eventeve sportive dhe ndikimin pozitiv që ata mund të kenë në komunitetin e tyre.
Ky ndërveprim ka qenë një platformë e çmuar për të ndarë përvojën dhe njohuritë e ekspertëve mbi zhvillimin e sportit universitar në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Duke punuar dita ditës që qëllimet tona në mbështetje të studëntëve, të garantojnë një të ardhme më të mirë, e me mbështetje nga vendet më të fuqishme europiane si Gjermania.
![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/436255498_1210040050323797_2570437652124165402_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_s600x600&_nc_cat=108&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=AltoV1LIrugQ7kNvgF-Pol0&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&oh=00_AfD7kh_8iJcWpUpjJ_9Cn3fYukIbzWplToLpqyF6BmQ0gA&oe=663511FF)
![](https://fshsu.al/wp-content/uploads/2024/04/436360855_1210040013657134_3122707864905471405_n-300x225.jpg)
![](https://fshsu.al/wp-content/uploads/2024/04/436362250_1210040093657126_7716214168970153615_n-225x300.jpg)
![](https://fshsu.al/wp-content/uploads/2024/04/436255498_1210040050323797_2570437652124165402_n-300x225.jpg)
![](https://fshsu.al/wp-content/uploads/2024/04/436206109_1210040026990466_8292345264298195107_n-225x300.jpg)