Pesë javë plot adrenalinë, përballje, triumfe në basketboll, volejboll dhe futsall, duke sjellë bashkë jo vetëm garën, por edhe frymën e solidariteti dhe pasionit për sportin. Pjesëmarrja e figurave të rëndësishme, si Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Presidenti i Federatës Europiane të Sportit Universitar, Adam Roczek, si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, konfirmuan rëndësinë e këtij eventi, jo vetëm si një turne sportiv, por si një platformë e rritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar. Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Besnik Veliu, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe shprehu dashamirësinë për suksesin…
Author: Intership
Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), si anëtare me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), shpreh mbështetje të plotë ndaj qëndrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të mos marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të zhvillohet më 23 prill 2025. Kjo mbështetje vjen si reagim ndaj një vendimi të padrejtë të KOKSH, i cili refuzoi përfshirjen në rendin e ditës të një kërkese zyrtare dhe legjitime të FSHF-së, për të trajtuar zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS). Në vend të kësaj, në rend…
Ky aktivitet, i cili konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha sportive për të rinjtë në Shqipëri, u zhvillua në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku bashkoi 87 garues nga 24 universitete të vendit. Me organizimin nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar dhe mbështetjen bujare të Bankers Petroleum Albania Ltd dhe Ambasadës Kineze në Tiranë, kampionati jo vetëm që theksoi rëndësinë e Sportit Universitar, por gjithashtu shërbeu si një platformë për të nxitur konkurrencën e shëndetshme dhe bashkëpunimin midis studentëve vendas dhe të huaj. Eventi mblodhi 87 garues, mes tyre 66 meshkuj dhe 21 femra, të cilët u sfiduan në…
Federata Evropiane e Sportit Universitar EUSA zgjedh Shqipërinë për organizimin e Kampionatit Evropian të Sporteve Luftarake Universitare 2026. Takimi i parë i Komitetit Ekzekutiv të EUSA 2025 u zhvillua më 4–5 prill në Tbilisi, Gjeorgji, duke vendosur fokusin në një viti të gjallë dhe të sukseshëm për sportet universitare evropiane. E pranishme në këtë takim ishte gjithashtu Kryetarja e Komisionit Studentor Klea Taipllari, e cila ndau përditësimet për takimet, projektet dhe pjesëmarrjet e kaluara dhe të ardhshme. Pas përvojës në organizimin e Kampionatit Evropian Universitar të Futbollit – Tiranë 2023, Federata Shqiptare e Sporit Universitar është gati të zgjerojë ekspertizën…
Korça, qyteti i serenatave, i njohur për historinë, kulturën dhe mikpritjen e saj të ngrohtë, u bë destinacioni i rradhës për studentët kampionë të Fakultetit të Ekonomisë dhe grupit të Vullnetarëve të FSHSU-së. Udhëhequr nga delegacioni i përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, kryesuar nga presidenti i Federatës Besnik Veliu, pedagoget Alma Osmani, Elizabeta Mançellari dhe Ervin Pepi. Në një udhëtim që ndërthurte kulturën, sportin dhe harmoninë, atmosfera e miqësisë u krijua menjëherë gjatë nisjes drejt Korçës, e shtrirë mes kodrave piktoreske dhe natyrës madhështore që i shoqëroi çdo kilometër të rrugës. Studentët, ndanë momente të veçanta mes tyre,…
Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) është gati për një tjetër edicion spektakolar të Kampionatit Universitar të Ping Pongut, i cili po shndërrohet në një traditë të dashur për studentët sportdashës! Me mbështetjen e Ambasadës Kineze në Tiranë dhe Bankers Petroleum Albania, ky kampionat rikthehet më i fuqishëm se kurrë për edicionin e tij të dytë, që do të zhvillohet më 9-10 Prill 2025, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Takimi i 17 Mars 2025 mes përfaqësuesve të lartë të Ambasadës Kineze në Tiranë dhe Bankers Petroleum Albania u përqendruan në organizimin e këtij kampionati të suksesshëm dhe në zgjerimin…
Kampionati kulmoi me finale të tensionuar dhe plot emocion, ku ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” arriti të rrëmbejë fitoren përballë skuadrës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, duke treguar performancë dhe strategji të jashtëzakonshme në fushë. Ndërkohë, Kolegji Universitar i Biznesit, u rendit në vend të tretë, ku u dalluar për performancën e tij të qëndrueshme dhe shpirtin sportive, duke përmbyllur garën me ndeshje të nivelit të lartë dhe frymën e bashkëpunimi në ekip përgjatë gjithë kampionatit. Lojë me strategji të jashtëzakonshme dhe performancë të lartë, u reflektua nga të treja ekipet si një shembull frymëzues…
Ky ishte dhe rasti i Kampionatit të Volejbollit për Djemtë, një ngjarje e organizuar nga Universiteti i Tiranës, ku 6 fakultete morën pjesë në një konkurrencë plot profesionalizëm, seriozitet, bashkëpunim, sfida, emocione, pasion që shoqëruan këtë aktivitet. Fakultetet që u përfshinë në këtë garë ishin Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Në këtë kompeticion, nuk ishte vetëm loja që tërhoqi vëmendjen, por edhe dinamika mes studentëve, ku çdo ekip tregoi përkushtimin dhe vullnetin për të arritur më të mirën, nën udhëheqjen e…
Pas fitores të 23 Shkurtit të djemve të Ekonomikut në Futboll dhe finales spektakolare të vajzave më 6 Mars në Volejboll, ku sërisht Fakulteti Ekonomik u shpall kampion në Kampionatin Universitar të Universitetit të Tiranës, sot është koha që djemtë të tregojnë forcën dhe talentin e tyre në fushë e volejbollit. Triumfi i vjazave të Fakultetit Ekonomik në volejboll erdhi pas një ndeshjeje të fortë kundër Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku ekipi kampion arriti një fitore 3-0 me një paraqitje dominuese. Ndërkohë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zuri vendin e tretë pas një përballjeje të ngushtë, duke përfunduar kështu…
Pas disa javësh mes ndeshjeve të forta, Universitetet kryesore të vendit janë në garë për titullin triumfues, duke treguar aftësi të larta, emocion, bashkpunim në ekip, sfida akademike dhe gara menaxheriale. Presidenti i Federatës Shqiptare të Sporteve Universitare, Besnik Veliu, ka theksuar rëndësinë e këtij kampionati, duke e cilësuar si një hap të madh në zhvillimin e Sporteve Universitare në Shqipëri. Ky kampionat inkurajon bashkëpunimin dhe garën e ndershme ndërmjet universiteteve, duke kontribuar në ndërtimin e një kulture sportive të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Përmes këtyre garave, vullnetarët dhe stafi universitar kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxheriale…
