No Result
View All Result
Thursday 22/05/2025
  • Login
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
No Result
View All Result
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
No Result
View All Result
Home Lajmerime

Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU) mbi Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH

FSHSU njofton se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, si protestë dhe solidaritet ndaj një procesi të deformuar dhe të padrejtë

April 18, 2025
in Lajmerime, Slider

Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), si anëtare me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), shpreh mbështetje të plotë ndaj qëndrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të mos marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të zhvillohet më 23 prill 2025.

Kjo mbështetje vjen si reagim ndaj një vendimi të padrejtë të KOKSH, i cili refuzoi përfshirjen në rendin e ditës të një kërkese zyrtare dhe legjitime të FSHF-së, për të trajtuar zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS). Në vend të kësaj, në rend dite është vendosur një monolog i paralajmëruar i Presidentit të shkarkuar të KOKSH.

Vendimi i CAS ka shpallur të pavlefshme proceset dhe vendimmarrjet e mëparshme të KOKSH, duke renditur shkelje të qarta të të drejtave të anëtarëve dhe të procedurave statutore.

Refuzimi për të dëgjuar një anëtar të barabartë dhe për të diskutuar çështje të një rëndësie thelbësore institucionale përbën një shkelje të hapur të parimeve demokratike dhe të frymës olimpike. Ky veprim bie ndesh jo vetëm me Kartën Olimpike, por edhe me Kartën Evropiane të Sportit dhe çdo standard të mirëqeverisjes në organizatat sportive.

Kur federata më e madhe sportive në vend nuk lejohet të shprehë zërin e saj në një forum që duhet të jetë mishërim i demokracisë dhe barazisë, atëherë të gjithë ne, si anëtarë të kësaj organizate, jemi të ekspozuar ndaj të njëjtës padrejtësi.

Nëse FSHF nuk mund të flasë, kush tjetër mund të ketë garanci për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për përfaqësim?

FSHSU ndan shqetësimin e FSHF-së për drejtimin jo transparent dhe përjashtues të KOKSH, i cili po dëmton funksionimin normal të organizatës dhe po minon besimin midis anëtarëve. Ne besojmë se çdo anëtar duhet të ketë të drejtën e barabartë për të shprehur, për të propozuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje.

Në këtë frymë, FSHSU njofton se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, si protestë dhe solidaritet ndaj një procesi të deformuar dhe të padrejtë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm ligjshmërinë, transparencën, kontrollin dhe balancat, si dhe parimin e përfaqësimit të barabartë – si gurë themeltarë për një sistem sportiv të drejtë, të hapur dhe demokratik.

ShareTweetShareSendSendScan

Rruga "Liman Kaba", Parku Olimpik, Tiranë

Recent Posts

  • Bashkohu si vullnetar/e në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar!
  • Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!

Follow Us

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In