Ky aktivitet sportiv u mbajt në dy qytete të Hungarisë, Debrecen dhe Miskolc, e cila ishte një nga ngjarjet më të mëdha Sportive Universitare në Europë, duke përfshirë 17 sporte të ndryshme, dhe me mbi 800 vullnetarë që kontribuan në organizimin e suksesshëm të Lojërave Universitare Europiane. Lojërat Universitare Europiane janë një ngjarje e rëndësishme sportive që promovojnë Sportin Universitar dhe krijonë mundësinë për zhvillimin e talenteve të reja. Pjesëmarrja e gjerë, përkushtimi i sportistëve dhe vullnetarëve nga 36 vende, dëshmojnë rëndësinë dhe ndikimin e këtij turneu në promovimin e vlerave sportive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Delegacioni shqiptar, i përbërë nga…
Author: Intership
Kjo logo, është një simbol me një dizajn modern dhe të thjesht, e cila reflekton vlerat dhe misionin e Federatës si, energjia, aspiratat, frymën garuese dhe përkushtimin e studentëve në fushën e sporteve universitare. Logoja përfaqëson një lidhje të fortë mes traditës kombëtare dhe të ardhmes së sporteve, duke u mbështetur në vlera si guximin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë studentët. Ajo është krijuar për të reflektuar unitetin në komunitetin akademik, studentor dhe sportin si urë bashkuese, midis akademikëve dhe studentëve në një platformë të përbashkët që promovon zhvillimin fizik dhe intelektual. Ajo siguron një identitet të qëndrueshëm…
Aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar FSHSU, kishte për qëllim krijimin e kujtimeve të paharrueshme dhe forcimin e lidhjeve mes studentëve. Aktivitetet studentore shpesh lindin nga shkëndijat e mendimeve të thjeshta, të shprehura me sinqeritet dhe dashamirësi për të shijuar jetën. Ajo çfarë e bëri të veçantë këtë ditë, kishte të bëntë me momentet e thjeshta, të cilat kur shihen në perspektivë formojnë kujtime të paharrueshme të rinisë dhe dëshirës për të ndarë gëzime të vogla me njëri-tjetrin. Grupi u mblodh gjatë orës 9-të mëngjesit, për t’u nisur rreth orës 10 dhe për të lëvizur përgjatë malit…
https://www.youtube.com/watch?v=LYGZ_C8xegk REPORT TV: Z. Veliu, e para shumë faleminderit që pranuat intervistën! Presidenti i FSHSU: Unë ju falenderoj ju, që na jepni mundësinë që edhe në të shprehim mendimin tonë në lidhje me problematikën që tashmë jam në dijeni. REPORT TV: Në fakt ka patur një problematikë që ka lindur që nga Asambleja e fundit e KOKSH dhe është konkretizuar deri tani me një projekt-ligj që ka shkuar sëfundmi në Kuvend. KOKSH nëpërmjet projektit “Ekipet Sportive në shkolla”, dhe në universitete por që për momentin nuk është aplikuar, kërkon që të organizojë aktivitete sportive si në shkolla ashtu edhe në…
Rendi i Ditës i Asamblesë së Përgjithshme do të përfshijë: 1. Raporti Vjetor i Veprimtarive dhe Raporti Financiar për vitin 2024. 2. Planifikimi i aktiviteteve dhe i buxhetit për vitin 2025. 3. Pranimi i anëtarësisë së re në Federatë. 4. Diskutimi dhe miratimi i ndryshimeve statutore. 5. Prezantimi i logos së re të FSHSU-së. Dokumenta: Raport i Aktiviteteve Viti 2024 Raporti Financiar 2024 Relacion mbi ndryshimet statutore Statut i FSHSU 2025 FSHSU Branding Guidelines
Kjo maraton u organizua me qëllimin për të harmonizuar dy data shumë të rëndësishme, Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjet dhe Mbetjet e Ushqimit 29 shtator, me Javën Evropiane të Sportit 23-30 shtator. Maratona u zvillua në prani të figurave të rëndësishme, përfshirë Ambasadorin Hollandez në Shqipëri, Reinout Vos, Presidentin e FSHSU-së, Besnik Veliu dhe Drejtorin Ekzekutiv të “Food Bank Albania”, Luis Deliu. Në fjalën e tyre, ata falënderuan pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe i inkurajuan të mbështesin iniciativa të ngjashme në të ardhmen, si në fushën sportive ashtu edhe në atë të vullnetarizmit. Rreth 500 pjesëmarrës, mes tyre…
Ky aktivitet sportiv, i cili do të zgjasë nga data 15 maj deri më 18 qershor, ka për qëllim promovimin e sportit dhe vlerave të tij në komunitetin Universitar. Në ceremoninë hapëse të eventit, Presidenti i FSHSU, Besnik Veliu, theksoi rëndësinë e kësaj lige sportive, duke deklaruar se: “Qëllimi i kësaj lige është promovimi i sportit jo vetëm midis studentëve, por edhe midis stafit administrativ dhe pedagogëve të universiteteve shqiptare. Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet mes komunitetit universitar dhe të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme.” Një tjetër pjesëmarrës i rëndësishëm në këtë event ishte, Rektori i Universitetit të…
Ky turne internacional, i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës, përfshiu pjesëmarrje nga vendet ballkanike dhe më gjerë, i cili u mbështet plotësisht nga Bashkia e Vlorës, duke ofruar një mundësi për studentët sportistë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në promovimin e Sporteve Universitare. Gjithashtu, këtë vit Bashkia Vlorë në këtë turne ndërkombëtar, mban statusin e Kryeqytetit Sportiv Europian 2024. Ekipet kampione në turneun e beachvolley për femra dhe meshkuj treguan aftësi të larta teknike dhe shpirt garues. Në kategorinë e femrave, Universiteti i Prishtinës, UP, fitoi vendin e parë, duke treguar një performancë të shkëlqyer.…
Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv mbodhi sot 32 ekipe dhe rreth 100 studentë nga mosha 18 deri në 30 vjeç, që përfaqësojnë universitete dhe institucione të arsimit të lartë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Italia dhe Kosova. Ceremonia e hapjes filloi me fjalimin e Presidentit të FSHSU-së, Besnik Veliu, i cili u uroi suksese të përzemërta për ekipet dhe theksoi rëndësinë e këtij eventi për promovimin e sportit universitar në Shqipëri. “Suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë event të veçantë që ndriçon qytetin e Vlorës dhe që promovoni vlerat e sportit universitar!” Ai gjithashtu falënderoi Bashkinë Vlorë dhe Kryetarin…
Pas një super gare prej disa javësh, ku u përcollën emocione të forta, përfundoi ditën e sotme “Turneu Universitar i Tiranës 2024”! Ky event ndër më të rëndesishmit për sportin universitar në vend, mbështetur nga Bashkia Tiranë, bëri bashkë 25 universitete, duke vërtetuar edhe njëherë vlerat dhe zhvillimin e sportit amator si një urë kalimi drejt atij profesional! Ekipet kampione të ketij edicioni të katërt: Basketboll: -Vendi i parë: Universiteti “Zoja e Këshillit të mirë”. -Vendi i dytë: Universiteti Bujqesor i Tiranës Volejboll: -Vendi i parë: Universiteti i Tiranës -Vendi i dytë: Universiteti i Sporteve të Tiranës Futsall: -Vendi i…
