No Result
View All Result
Monday 30/06/2025
  • Login
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
    • Kampionate 2024
    • Kampionate 2025
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
    • Kampionate 2024
    • Kampionate 2025
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
No Result
View All Result
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
No Result
View All Result
Home Kampionate 2025

Më shumë se një Logo: Simboli i vlerave dhe ideniteti i FSHSU-së.

Logoja e FSHSU-së, është emblema zyrtare e pandashme e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, një mjet i fuqishëm për të forcuar komunikimin dhe promovuar vlerat e sporteve universitare në Shqipëri.

February 28, 2025
in Kampionate 2025, Lajmerime

Kjo logo, është një simbol me një dizajn modern dhe të thjesht, e cila reflekton vlerat dhe misionin e Federatës si, energjia, aspiratat, frymën garuese dhe përkushtimin e studentëve në fushën e sporteve universitare.

Logoja përfaqëson një lidhje të fortë mes traditës kombëtare dhe të ardhmes së sporteve, duke u mbështetur në vlera si guximin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë studentët.

Ajo është krijuar për të reflektuar unitetin në komunitetin akademik, studentor dhe sportin si urë bashkuese, midis akademikëve dhe studentëve në një platformë të përbashkët që promovon zhvillimin fizik dhe intelektual.

Ajo siguron një identitet të qëndrueshëm vizual të markës dhe përforcon të gjitha komunikimet që Federata krijon. Ajo është një “deklaratë” vizuale e angazhimit të federatës, për zhvillimin dhe promovimin e sporteve në komunitetin akademik, duke ofruar mundësi për të gjithë studentët që të arrijnë potencialin e tyre maksimal në fushën e sportit.

“U”-ja, është një shkronjë që qëndron për “Universiadë”, e cila transmeton mesazhin e unitetit, universalitetit dhe fuqinë bashkuese të sportit brenda komunitetit akademik universitar. Një tjetër element i rëndësishëm i logos është ngjyra e kuqe dhe e zezë, të cilat dominojnë dizajnin.

Këto ngjyra janë të lidhura ngushtë me identitetin kombëtar të Shqipërisë, duke pasqyruar guximin, trimërinë dhe ndershmërinë, vlera që janë të theksuara edhe në sport. Ngjyra e kuqe nënkupton energjinë, pasionin dhe forcën, ndërsa e zeza është një simbol i seriozitetit, forcës dhe qëndrueshmërisë.

Një detaj tjetër i veçantë në logo, është përdorimi i elementëve të harkuar të zeza në bazën e emblemës. Këto harkime janë frymëzuar nga krahët e shqiponjës dykrenore, simbolit të flamurit kombëtar shqiptar, të cilat shprehin lëvizjen, dinamikën dhe energjinë që lidhen me sportin.

Shqiponja, si simbol i fuqisë dhe lëvizjes, është një metaforë e rëndësishme për atë që përfaqëson FSHSU-ja, frymën e sportit dhe ekselencën që ndihmojnë studentët të arrijnë përmes angazhimit të tyre në aktivitetet sportive.

Ky element i harkuar, i stilizuar dhe i thjeshtuar, i jep logos një dimension modern dhe dinamik, duke e bërë atë të dallushëm dhe i lehtë për t’u memorizuar. Logoja  krijon një ndjenjë përkatësie dhe krenarie ndërmjet studentëve dhe kontributit në krijimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar.

 

Via: Gjino Gjoka
ShareTweetShareSendSendScan

Rruga "Liman Kaba", Parku Olimpik, Tiranë

Recent Posts

  • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
  • Nga Lozana në Tiranë

Follow Us

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
    • Kampionate 2024
    • Kampionate 2025
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In