No Result
View All Result
Thursday 22/05/2025
  • Login
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
No Result
View All Result
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
No Result
View All Result
Home Lajmerime

Vlora, Kryeqyteti Sportiv Europian 2024, mbyll Turneun Universitar të Beachvolley me sukses.

Turneu Universitar i Beachvolley Vlora 2024 përfundoi me një nivel të lartë organizimi dhe me finale që pasqyruan profesionalizëm, fairplay dhe vlera të rëndësishme sportive.

May 14, 2024
in Lajmerime, Slider
Vlora, Kryeqyteti Sportiv Europian 2024, mbyll Turneun Universitar të Beachvolley me sukses.

Ky turne internacional, i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës, përfshiu pjesëmarrje nga vendet ballkanike dhe më gjerë, i cili u mbështet plotësisht nga Bashkia e Vlorës, duke ofruar një mundësi për studentët sportistë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në promovimin e Sporteve Universitare.

Gjithashtu, këtë vit Bashkia Vlorë në këtë turne ndërkombëtar, mban statusin e Kryeqytetit Sportiv Europian 2024.

Ekipet kampione në turneun e beachvolley për femra dhe meshkuj treguan aftësi të larta teknike dhe shpirt garues.

Në kategorinë e femrave, Universiteti i Prishtinës, UP, fitoi vendin e parë, duke treguar një performancë të shkëlqyer. Vendi i dytë shkoi për Universitetin e Tiranës, ndërsa vendi i tretë për Universitetin e Sporteve të Tiranës, skuadra Tomi & Jerry.

Në kategorinë e meshkujve, vendin e parë e fitoi Universiteti i Prishtinës, Gjilani, duke demonstruar një performance të sukseshme. Vendi i dytë i shkoi Universitetit të Tetovës, skuadra Studenti, ndërsa vendi i tretë shkoi për Universitetin e Prishtinës, skuadra Dardanët.

Ky turne theksoi edhe një herë rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për aktivitete Sportive Universitare në Shqipëri dhe jashtë saj. Turneu ka shërbyer si një platformë për të nxitur të rinjtë të angazhohen në aktivitete fizike, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në një shoqëri më të shëndetshme dhe më aktive.

Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) falenderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që dhanë maksimumin në këtë turne si dhe përcolli urimet për të gjitha ekipet fitimtare. Gjithashtu, theksoi rëndësinë e zhvillimit të sportit universitar, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e karaktereve të të rinjve dhe nxitjen e bashkëpunimit mes Universiteteve.

Turneu Universitar i Beachvolley Vlora 2024 ka pasqyruar një sukses të madh për organizatorët, pjesëmarrësit dhe qytetin e Vlorës.

ShareTweetShareSendSendScan

Rruga "Liman Kaba", Parku Olimpik, Tiranë

Recent Posts

  • Bashkohu si vullnetar/e në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar!
  • Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!

Follow Us

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In