Ky kompeticion përfshiu 61 Universitete nga e gjithë bota dhe ofroi mundësinë për studentët e të gjitha niveleve të garojnë në disa sporte, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shëndetin. Sporti universitar shqiptar u përfaqësua nga tre ekipe të ndryshme: Futsall Meshkuj, Kolegji Universitar i Biznesit – KUB, Futsall Meshkuj, Universiteti “Eqerem Çabej,” Basketboll Meshkuj, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Këto ekipe treguan përkushtim dhe aftësi të larta në fushën e lojës, duke përfaqësuar Shqipërinë me krenari në një kompeticion të nivelit të lartë ndërkombëtar. Një nga momentet më të spikatura të këtij kompeticioni ishte performanca e ekipit të futsallit të Kolegjit…
Author: Intership
Ky event sportiv, u organizua nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) në bashkëpunim me Shoqatën Universitare Sportive “Fan Noli,” të cilat synojnë të promovojë Sportin Universitar dhe të krijojë mundësi për studentët që të tregojnë aftësitë e tyre sportive. Turneu mblodhi ekipe nga institucione arsimore dhe universitete të njohura, duke përfshirë: Akademinë e Forcave të Armatosura, Universitetin e Prishtinës, Universitetin Nënë Tereza nga Shkupi, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” nga Elbasani, Kolegjin Universitar të Biznesit dhe Universitetin “Fan Noli” nga Korça. Këto universitete do të garojnë për vendin e parë në tre disiplina: volejboll për femra, basketboll për meshkuj dhe minifutboll…
Në vazhdimin e takimeve me përfaqësuesit e IAL-ve të Shqipërisë, Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu dhe Drejtori Teknik Olsjan Hoxhaj, u pritën ditën e sotme nga Gjenerali Bardhyl Nuredinaj, Kolonel Altin Gjetaj dhe Dr.Valbona Zeka. U diskutuan format e mbështetjes, motivimit të studentëve sportistë dhe metodat e bashkëpunimit midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar. Gjithashtu Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu, bëri një dhuratë simbolike, si nderim ndaj Gjeneralit Bardhyl Nuredinaj. Pritet finalizimi me sukses i shumë ideve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen. Së bashku për të inkurajuar dhe mbështetur të rinjtë në rrugën drejt…
Ky aktivitet është rezultat i përpjekjeve të dy presidentëve, Prof. Besnik Veliu përfaqësues i FSHSU dhe Dott. Stefano Belardinelli përfaqësues i CUS Camerino, me qëllim bakëpunimin dhe zvillimin e objektivave sportive, kulturore dhe akademike. Këto aktivitete kanë mundësuar zhvillimin e një takimi mes Rektorit të Universitetit të Camerino, Prof. Graziano Leoni, dhe Prof. Suzana Guxholli, të cilët shprehën angazhimin e tyre për të avancuar në një bashkëpunim të ngushtë dhe të sukseshëm mes dy Universiteteve në të ardhmen. Koordinator i aktivitetit Avv. Helidon Jacellari, avokati i FSHSU, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin Belardinelli dhe ekipin e tij,…
Dy profesorët e nderuar të Universitetit të Camerinos: Zv. Rektori Prof. Emanuele Tondi dhe Prof. Luciano Barboni, përgjegjësi për ndërkombëtarizimin, të shoqëruar nga presidenti i FSHSU Prof. Besnik Veliu dhe Avokati Helidon Jaçellari, realizuan nje takim të rëndësishëm me autoritetet më të larta të Universitetit Barleti. Diskutimi u përqendrua në potencialet e bashkëpunimit në fushën e arsimit, sportit dhe kulturës europiane, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve akademike dhe sportive mes dy institucioneve. Rektorja e Universitetit Barleti, Prof.Dr.Suzana Guxholli, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit në diskutimin e tyre, duke e theksuar si një element kyç për përparimin dhe zhvillimin e institucioneve akademike.…
Në takimin e ditës së sotme me Nënkryetarin e Bashkisë Vlorë Z.Klevis Kaso dhe përfaqësues të Bashkisë Vlorë. Sekretarja e Përgjithshme Znj. Klea Taipllari, Drejtori Teknik Z.Olsjan Hoxhaj dhe Vullnetarë të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar diskutuan dhe u njohën nga afër me gjithë fasilitetet për të gjitha pikëpamjet organizative të eventit sportiv të Beach Volley me Universitete nga gjithë ballkani. FSHSU në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, që këtë vit është dhe Kryeqyteti Europian i Sportit dhe Shoqatën Sportive Studentore “Ismail Qemali”, po punojnë fort për të garantuar një event të standartit europian, për të lënë mbresat më të mira…
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve në fushën e sportit universitar midis dy vendeve. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi projekte të përbashkëta që pritet të realizohen në muajt e ardhshëm. Këto iniciativa kanë për qëllim promovimin dhe zhvillimin e sportit universitar në Shqipëri, me një fokus të veçantë në disiplinën e ping-pongut, një sport me rrënjë të thella dhe traditë të fortë në kulturën kineze. Ambasada Kineze ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur studentët sportistë shqiptarë, duke ofruar burime dhe mundësi që synojnë përmirësimin e aftësive sportive dhe rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete…
Ky takim e hapi rrugën për një nismë të re bashkëpunimi, që pritet të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët në fushën e sportit universitar.Gjatë bisedimeve, Gunay vlerësoi punën e FSHSU-së për organizimin e aktiviteteve sportive që promovojnë jo vetëm mirëqenien e studentëve, por edhe krijimin e një komuniteti më të lidhur brenda universiteteve. Ai përgëzoi Shqipërinë për përkushtimin në zhvillimin e sportit universitar dhe rolin e tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve dhe stafit universitar. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u përqendrua në krijimin e nismave bashkëpunuese dhe ndërvepruese midis dy federatave. Dy…
Ky takim kishte për qëllim diskutimin e formave të ndryshme për zhvillimin e Sportit Universitar në Shqipëri, duke u mbështetur në modelin gjerman të organizimit. Në takim u trajtuan modele dhe forma që mund të rrisin performancën e studentëve në Sportin Universitar. Modeli gjerman i organizimit, u vlerësua si një shembull i suksesshëm që mund të ndihmojë Shqipërinë në përmirësimin e strukturave dhe sistemeve sportive për studentët. Endrit Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Sportit Universitar dhe rëndësinë e mësimit nga praktikat më të mira ndërkombëtare. Diskutimet u përqendruan edhe mbi Lojërat Botërore Universitare Verore Rhine-Ruhr, të…
Së bashku me Z. Agron Kasa, Rektorin e Universitetit të Sporteve Tiranë dhe Z. Holtion Orhani, Presidenti i Shoqatës Sportive UST, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe binjakëzimit midis Universitetit të Hamburgut, Gjermani dhe Universitetit të Sporteve Tiranë. Partneriteti me Universitetin e Hamburgut dhe Lojërat Botërore Universitare ofron një platformë të rëndësishme për ndërveprimin e përvojave dhe njohurive, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe angazhimin e studentëve në projekte të përbashkëta. Në këtë bashkëbisedim u theksua rëndësia e angazhimit të studentëve shqiptarë si vullnetarë në organizimin dhe realizimin e Lojërave Universitare Botërore Verore të FISU 2025, një ngjarje…
