Konventa Kranjska Gora 23-25 Shtator
Në këto ditë u mbajt mbledhja e ekipit të EUSA,delegatëve teknikë dhe përfaqësuesve nga “Komiteti Organizues i Kampionateve Universitare Europiane 2023”,në Kranjska Gora,Slloveni.
Në këtë konventë mori pjesë edhe “Federata Shqiptare e Sportit Universitar “(FSHSU), përfaqësuar nga koordinatorja znj.Klea Taipllari .Ajo prezantoi projektin e “Tirana 2023(Kampionati Europian Universitar i Football-it).
Kështu,me një plan të mirëmenduar që zbatohet dita ditës,besojmë në organizimin e “Kampionatit Europian Universitar te Football-it” më të bukur të këtij lloji.