Gjatë këtij takimi, u diskutua për angazhimin e studentëve shqiptarë në Lojërat Botërore Universitare të FISU 2025, si dhe mundësinë për të organizuar Kampionatin Evropian të Volejbollit 2027 në Korçë, si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ky aktivitet synon të forcojë lidhjet ndërkombëtare dhe të rrisë prezencën e Shqipërisë në evenimente të mëdha Sportive Universitare. Në këtë aktivitet, Presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu dhe Forster, zhvilluan një sesion diskutimesh me studentët, ku u theksua roli i Sportit Universitar në jetën e studentëve. U diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sporti për…
Author: Intership
Z. Joerg vazhdon vizitat e tij në universitetet shqiptare, duke u ndalur këtë herë në Universitetin “Eqerem Çabej, Gjirokastër” Gjatë takimit me Zëvendësrektorin u bisedua për angazhimin e studentëve shqiptarë në “Lojërat Botërore Universitare të FISU 2025” dhe mundësinë e bashkëpunimit të Universitetit “Eqerem Çabej” me Universitetin e Hamburgut. Së bashku me Presidentin e FSHSU, Z. Besnik Veliu, u zhvillua një sesion diskutimi me studentët. Referimi i kushtoi rëndësi të veçantë rolit që sporti universitar luan në jetën e studentëve, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që ofron për të rinjtë, rëndësinë e angazhimit të studentëve në organizimin e eventeve sportive…
Përfundoi sot dita e dytë e “Turneu Universitar i Ping Pongut, 75 vjet miqësi Shqipëri-Kine,” e cila dhuroi emocion e nivel të lartë performancë të studentëve garues. Mirenjohës dhe falenderues ndaj ambasadës Kineze në Tiranë, e cila mbështeti këtë aktivitet. Në fjalën e saj në ceremonin hapëse, Sh.S. Znj Pang Chunxue ,ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplot e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri , shprehu lumturinë e saj që ky Turne zhvillohet në pervjetorin e 75 të kësaj miqesie. Gjithashtu Znj. Chunxue vlerësoi punën e Federatës dhe premtoi te tjera mbështetje e bashkëpunime me FSHSU, si dhe ndërshkëmbime eksperiencash në…
Aktiviteti i rradhës në FSHSU, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Studentët u përfshinë në aktivitete sportive, në nismën nga “Be Active”, ku synimi është gjithëpërfshirja dhe jeta e shëndetshme.
Sot në datën 17/02/2023 u mbajt Asambleja e dytë Zgjedhore e FSHSU-së, në të cilën u shpreh me anë të votës së lirë, vullneti i pjesëmarrësve për organet drejtuese të FSHSU. Rezultatet e votimit, rikonfirmuan në postin e presidentit Z. Besnik Veliu për një tjetër mandat 4 vjeçar, si dhe komitetin e FSHSU : Z.Gjergj Iliadhi , Z.Arjan Pano, Z.Taulant Hoxha dhe Z.Tauland Spahiu. Në këtë asamble ishte i ftuar në cilesinë e presidentit të nderit të FSHSU, Prof.Dr. Dhori Kule dhe Prof.Dr.Artan Hoxha, në cilesinë e kryetarit të konferencës së rektoreve dhe kryetarit të nderit të Kampionatit Universitar Europian…
Gjatë vizitës, Drejtori Sportiv i EUSA, Miha Zvan dhe Delegati Teknik për Futbollin, Andreas Demetriou, realizuan një inspektim të detajuar të të gjitha hapësirat e akomodimit dhe fushave sportive, ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati prestigjioz. Qëllimi i inspektimit ishte garantimi i kushteve më të mira për zhvillimin e një ngjarjeje të suksesshme, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të vendosura nga EUSA. Ky inspektim është një hap i rëndësishëm për përgatitjet për këtë kampionat, që do të mbledhë ekipe nga universitete të ndryshme të Europës dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar sportin universitar në…
Takimi kishte në qendër temën “Qyteti-Universiteti-Sporti,” duke synuar shkëmbimin e përvojave më të mira për organizimin e një kampionati dinjitoz. Eventi “Tirana 2023” është jo vetëm një nga më sfiduesit në programin e Shoqatës Europiane të Sportit Universitar EUSA, por gjithashtu një nga ngjarjet kryesore në agjendën e saj. Pritet që ky kampionat të jetë një mundësi unike për të treguar përkushtimin dhe aftësitë organizative të qytetit të Tiranës dhe institucioneve përkatëse. Veliaj vlerësoi rëndësinë e sportit universitar për zhvillimin e studentëve dhe angazhimin e Bashkisë së Tiranës në mbështetje të aktiviteteve që forcojnë lidhjet midis universiteteve dhe komunitetit lokal.…
Ky projekt ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit midis Pushtetit vendor dhe Universiteteve në mbështetje të zhvillimit të sportit universitar. Në këtë vizitë morën pjesë personalitete të njohura nga organizatat ndërkombëtare të sportit universitar, përfshirë: Adam Roczek, President i EUSA, Jacek Sutryk, Kryetar i Bashkisë së qytetit të Wrocław, një nga qytetet pjesëmarrëse në këtë projekt të EUSA, Marian Dymalski, Zëvendës President i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar FISU, Marcin Przychodny, Drejtor i terreneve sportive dhe stadiumit të Wrocław. Pjesëmarrja e këtyre figurave të rëndësishme ka përforcuar rëndësinë e këtij projekti dhe angazhimin për zhvillimin e sportit universitar si një…
Konventa Kranjska Gora 23-25 Shtator Në këto ditë u mbajt mbledhja e ekipit të EUSA, delegatëve teknikë dhe përfaqësuesve nga “Komiteti Organizues i Kampionateve Universitare Europiane 2023”, në Kranjska Gora,Slloveni. Në këtë konventë mori pjesë edhe “Federata Shqiptare e Sportit Universitar “(FSHSU), përfaqësuar nga koordinatorja znj.Klea Taipllari. Ajo prezantoi projektin e “Tirana 2023 (Kampionati Europian Universitar i Football-it). Kështu, me një plan të mirëmenduar që zbatohet dita ditës, besojmë në organizimin e “Kampionatit Europian Universitar të Football-it” më të bukur të këtij lloji.
Një Tiranë rinore, me një administratë të freskët dhe me ide, është shtysa kryesore e një Federate që punon për këtë rini. Çdo universitar duhet të jetë i bindur, që ka mbështetës të fortë tek Kryetari Veliaj. Takimi i Presidentit në detyrë të FISU, Z. Leonz Eder me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, ishte pikërisht për gjithçka të mirë që i ofrohet të rinjve, e pse jo ti japim atyre çdo gjë që meritojnë për ti bërë liderat e së ardhmes. Është pasioni e misioni i FSHSU-së, bashkuar me pasionin e Z. Veliaj që do të bëjë të mundur në një…
